19,05,2024

Ramush Haradinaj nesër viziton Ferizajn

Must Read

Në vazhdën e takimeve me qytetarë që po zhvillon lideri i AAK-së pas kthimit nga Franca ku u mbajt për afër katër muaj nesër do të vizitoi Ferizajn.
Këtë e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Ferizaj e cila po bënë përgatitje për një pritje sa me madhështore.
Komunikatën e plotë lëshuar nga AAK dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

NJOFTIM / FTESË

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt, ju njoftojmë se Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, do të jetë në një vizitë në qytetin e Ferizajt, me qëllim të takohet me qytetarë dhe ti falenderon përzemërsisht të gjithë për kontributin e tyre, të cilët në forma të ndryshme e kanë mbështetur dhe përkrahur z.Ramush Haradinaj kur ai mbahej padrejtësisht në Francë në periudhën katërmujore, për shkak të një urdhër arresti politik të Serbisë të vitit 2004, ku akuzohej për krime të kryera ndaj komunitetit serb.

Mirëpo, siq dihet se z.Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, ishte shpallur i pafajshëm. Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte. Tash edhe njëherë në Colmar të Francës e dëshmoi se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e drejtë dhe e pastër.

Andaj ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt pa dallime partiake, që të marrin pjesë masovikisht në pritjen madhështore për z.Ramush Haradinaj.

DATË: 04.05.2017
ORA: 19:30
VENDI: Restorant “Fitorja” – Ferizaj

AAK DEGA NË FERIZAJ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img