10,09,2025

Ramiz Kelmendin e zëvendëson ferizajasi Nehat Baftiu

Must Read

Në rast që kryeministri Isa Mustafa e emëron zëvendës të tij, biznesmenin dhe deputetin Ramiz Kelmendi, ky i fundit është shprehur se nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket çështjes së demarkacionit.

Por, qëndrimi i tij pas emërimit si zëvendëskryeministër nuk qon edhe peshë te Mustafa, sepse i njëjti më nuk është deputet dhe nuk ka se si të votojë për ose kundër marrëveshjes.

Pas lirimit nga mandati i deputetit, Kelmendi ia liron vendin ferizajasit Nehat Baftiu, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës por nuk dihet se si do të votojë, në rast që marrëveshja dërgohet edhe njëherë në Kuvend për ratifikim.

Sot Kelmendi në një prononcim për Indeksonline kishte treguar se i është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit.

“Unë do të jem zv/kryeministër për zhvillim ekonomik dhe do të merrem me manxhimin e ministrive qe janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Në një farë forme do të jem koordinues dhe këshillues me njohuritë qe i kam, me përvojën time dhe me sukseset e mia të cilat kanë me sjellë ndryshime të mëdha qe të gjithë qytetarët i presin dhe kanë dëshire me pa një shtet të tillë të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img