26,11,2024

Ramiz Kelmendi ia kthen 150 mijë euro Qeverisë

Must Read

Gazeta Fjala merr vesh se para pak çastesh është deponuar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë kërkesa nga përfaqësuesi i ELKOS Fidan Loma, përmes emailit, që ta anuloj këtë shumë.

Një ditë më parë ai pati premtuar se do të anulojë çfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos, duke shtuar se  nuk merr para as për shpenzime e as rrogë në Qeveri, “e po lejoj marrje granti”.

Gazeta Fjala ka provuar të marr përgjigje nga kelmendi lidhur me këtë rast por ai nuk ka qenë i gatshëm të jap sqarime.

Gazeta Fjala një ditë më parë ka raportuar se Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka marrë 150 mijë euro grant nga buxheti i shtetit.

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Por, Kelmendi duket se tani është në hall.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Ramiz Kelmendi, në momentin që ka urdhëruar menaxhmentin e kompanisë ELKOS të anulojnë grantin prej 150 mijë euro që kishin fituar nga Qeveria e Kosovës duket se ka shkelur ligjin për parandalimin e konflikt të interesit.

Si pronar i kompanisë ELKOS, gjatë kohës sa ushtron funksion publik, si zëvendëskryeministër, Kelmendi është i obliguar të bartë të drejtat e administrimit të kompanisë tek dikush tjetër dhe gjatë kësaj kohe nuk ka asnjë të drejtë të marr vendime për kompaninë.

“Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë transferuar personit tjetër, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të ndërmarrjeve të tilla”, thuhet në ligj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img