12,01,2025

Ramadani: Nuk do të mund t’i rrënojmë objektet e mëdha në Ferizaj

Must Read

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani tha se nëse marrin pushtetin nuk do të mund të rrënojnë objektet e mëdha në Ferizaj.

Në Debat Pernime ai shtoi se në Ferizaj ka ndodhur “krim urbanistik”.

Në Ferizaj ka ndodhur krim urbanistik. Në Ferizaj në këto vitet e ardhshme do të ketë punë Prokuroria. Ka premtime pa standarde, pa gjelbërim. Ka ndërtime të pastandardizuara. Na duhet një skanim i gjendjes në momentin që fitojmë për objektet ekzistuese, ne s’kemi me mujt me i rrënu ato se janë objekte të mëdha por kemi me pa intervenimin ku mundemi me bë në ato objekte që ku ka mundësi të shtohen hapësira gjelbëruese të shtohen, nëse jo kjo është e mbetur prej kësaj qeverie dhe gjithë qeverive të pasluftës”, tha Ramadani.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin timonin e Ferizajt diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Ferizajt: Agim Aliu nga PDK; Arben Halili nga AAK; Sibel Halimi nga LDK dhe Valon Ramadani nga LVV.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Ferizajt: Abetare Kurti nga Nisma Socialdemokrate; Donjeta Aliu nga PDK; Djellza Salihu nga RDF; Egzona Selimi nga LDK; Fatbardha Zogaj Reka nga LVV; Mimoza Rama nga AKR; Pakize Bujani nga PAI dhe Xhemile Murati Shabani nga AAK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img