24,10,2025

Rama: Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi i tyre

Must Read

EDI-RAMA-1-1900x700_c

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim të ish-europarlamentarit Hannes Swoboda me diplomatë e profesorë në Tiranë, theksoi se po spekulohet shumë me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë deklaroi se edhe shtetas të vendeve të tjera më të zhvilluara bëjnë të njëjtën gjë.

“Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi: për një perspektivë më bindëse në Gjermani e Austri. Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqërinë europiane. Vendet më të zhvilluara janë vendet ku emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre”, tha Rama, raporton TCh.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, që, sipas tij, “ka një potencial të madh zhvillimi ekonomik”.

“Kancelarja Merkel ka ndërmarrë një nismë vizionare për të bashkuar në tavolinë liderët e vendeve të Ballkanit dhe ne kemi avancuar një propozim tek i cili besojmë shumë. Është ndërtuar një agjendë prioritetesh, për financimin e arterieve kryesore, duke filluar nga Korridori i Kaltër ose Autostrada Blu, që bashkon jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Ne duam të heqim çdo barrierë jotarifore që pengon shkëmbimet e lira tregtare brenda rajonit. Ta kthejmë rajonin në një oazë që funksionon si të ishte i integruar në BE”, u shpreh Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img