Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim pune nga homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama.
Në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci si dhe Vlora Dumoshi, Shefe e Stafit në Zyrën e Kryeministrit.
Veç tyre, në takim shihet të jetë prezent edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Mustafa po qëndron në Tiranë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400 kv Kosovë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet sot.