Duke iu referuar ligjit të vettingut si domosdoshmëri të zbatimit të tij sa më parë, Rama tha se është opozita ajo që e bllokon këtë ligj. Ai u shpreh se qeveria është 100 në mbështetje të këtij ligji.
“Ligjin e Vettingut e kanë bllokuar këta, këta e kanë çuar në Gjykate Kushteutese me përpjekje të dukshme për ta shpallur antikushtetuese, sepse po përpiqen për të marrë masat, që sido që të vijë puna, përsëri ta rrëzojnë. Jam gati ta trajtoj si kusht, madje si kusht të përbashkët, edhe pse ne jemi 100 në mbështetëje të ligjit dhe të nisim procesin e zbatimit të tij.
Raporti i Komisionit Europian vlerëson të drejtat e njeriut me angazhimin e qeverisë për reformat tranformuese e europianizuese, ku ky komision vlerëson progres së vazhdueshëm. Lufta kundër korrupsionit, për të cilën Komisioni vlerëson se është bërë progres i vazhdueshëm, edhe për krimin e organizuar, edhe kundër kultivimit të kanabisit, ku Komisioni Europian vlerëson e zeza mbi të bardhë, modernizimin e Policisë së Shtetit dhe luftën kundër kanabisit.
Është një raport ku nuk bëhet fjalë për arritje përfundimtare, por për progres të vazhdueshëm, aq sa rekomandohet hapja e negociatave, me kushtin që të fillojë zbatimi i ligjit të Vetting –ut. Politika e jashtme dhe roli i Shqipërisë në rajon kanë një vlerësim maksimal”.
Rama foli edhe për komentet e tij ndaj Donald Trump kur ky i fundit ishte kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri i konsideroi risjelljen në vëmendje të këtyre komente si një sulm i dëshpëruar i opozitës dhe mediave e portaleve pranë saj, ndaj tij dhe qeverisë.
“Fitoren e kandidatit republikan dje e projektuat me fjalët sikur kishit marrë kokën time në tepsi, nga fronti i luftës tuaj gjithnjë e më të dëshpëruar kundër meje dhe kundër kësaj qeverie. Kjo nuk është hera e parë që mblidhet një tufë mbi mua sepse flas për Shqiprëine e shqiptarët. Unë flas për Kosovën në Serbi dhe hidhen në fyt e nuk lejnë gjë pa thënë. Për ligjin e luftës me Greqinë, e këta prap hidhen në fyt.
Unë flas për një kandidat duke shprehur kundërshti për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, emigrantëve dhe këta hidhen në fyt.
Kjo tufë që i bashkon mllefi kundrejt meje, që nuk i përngjajnë as berberëve të Stambollit. Ashtu siç kanë bërë do të bëjnë sa herë të jenë larg pushtetit. Unë sa kohë do jem këti, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në fjalët e mia dhe sjelljet e mia, në veprat e mia, nga asgjë tjetër, përveç dinjitetit të Shqipërisë që kam sot nderin të jem Kryeministër i këtij vendi.
Çfarë unë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim që nuk mund të lesh kur keqtrajtohet Kosova, myslimanët e emigrantët. E nga ana tjetër një pikë ujë ka qenë ky qëndrim në atë oqean debati të pashtershëm. Edhe me shumë bindje ju them që i uroj sukses presidentit të SHBA. Unë jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë vështirësi me administratën re të SHBA dhe Shqipërisë./tvklan.al
.