08,09,2024

Rama nuk foli ‘për Kosovën’, por në ‘interes të Kosovës’

Must Read
Qemal Minxhozi, Ambasadori i Shqiperise ne Kosove

Shqipëria nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë rol paternalist ndaj Kosovës. Për më tepër Shqipëria e dëshiron marrëdhënien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pavarura. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sipas të cilit vorbulla e deklaratave dhe kundërthënieve nga disa akterë në Kosovë në drejtim të kryeministrit Rama është e padrejtë.

“Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Duke bërë thirrje për kujdes dhe racionalitet, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, raportin ekonomik dhe politik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e saj nga Serbia, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe shumë çështje të tjera.

Zëri: Si e patë ju takimin e kryeministrit Rama me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq?

Minxhozi: Unë e pashë me shumë interes. Natyrisht një takim që duhet të sjellë shtensionime. Një raport i mirë me Serbinë do të ishte shumë i mirë edhe për Kosovën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img