Kreu i PD, me anë të një postimi në “Twitter”, shkruan se kurrë nuk do të bënte një koalicion me Edi Ramën. Ai thotë se detyra e tij është vetëm largimi i Edi Ramës nga pushteti.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, mbyllet reagimi i Bashës.
Në intervistën e dhënë në TVSH, Rama u shpreh se mazhoranca mbetet e gatshme për bashkëpunim. “Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur”, tha Kryeministri.