19,09,2024

Rama e Vuçiq forcojnë lidhjen me biznesmenë (Video)

Must Read

Shqipëria dhe Serbia po i forcojnë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet. Për këtë po kujdesen Rama dhe Vuçiq, të cilët raportet personale kanë vendosur t’i avancojnë në raporte ekonomike, nga të cilat përfitojnë këto dy vende.

Shqipëria dhe Serbia, madje nga sot do të kenë edhe një Odë të përbashkët ekonomike – tregtare. Natyrisht, diçka të tillë Shqipëria nuk ka me Kosovën, pasi Prishtina dhe Tirana ende nuk e kanë tejkaluar as “çështjen e patateve” në raportet tregtare.

Sot në Nish, Serbi, ka filluar punimet Forumi biznesor Serbi – Shqipëri, i cili po udhëhiqet nga kryeministrat Vuçiq dhe Rama.

Në Forum po marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të kompanive dhe bizneseve nga të dy vendet.

Duke e hapur Forumin, Vuçiq ka thënë se “avancimi i marrëdhënieve u sjell të mira qytetarëve dhe nga ky bashkëpunim varet e ardhmja tyre, ashtu që nuk duhet lënë që dikush tjetër t’i rregullojë marrëdhëniet tona”, njoftojnë mediet serbe.

Në një takim të tillë ishte paraparë fillimisht të marrë pjesë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, por si duket kjo nuk ka ndodhur për arsye politike, pasi pala serbe nuk ka pranuar që atje të jenë përfaqësuesit e shtetit të Kosovës.

I pari i Qeverisë serbe, me këtë rast ka ftuar biznesmenët shqiptarë të investojnë në Serbi.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se pavarësisht nga dallimet politike, marrëdhëniet Serbi – Shqipëri po zhvillohen në drejtimin pozitiv dhe në dobi të banorëve të dy shteteve, ndërsa i ka ftuar biznesmenët serbë në Shqipëri.

Vuçiq, ndërkaq, ka përmendur edhe autostradën Nish – Durrës, për cka të dy palët kanë nënshkruar edhe marrëveshje, duke e lënë anash Kosovën.

Fjalimi i Vuçiqit

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, këtu janë 90 për qind e biznesmenëve më të rëndësishëm të Serbisë. Njerëz që janë të interesuar për investime në Shqipëri, njerëz që janë të interesuar për tregti me Shqipërinë, por edhe njerëz që janë të gatshëm që bashkë me ne të marrin pjesë në krijimin e ambientit, që kompanitë shqiptare të investojnë në territorin e Republikës së Serbisë. Secili prej jush nga Shqipëria… porosia ime për ju, miq të dashur nga Shqipëria… jeni të mirëseardhur në Serbi… jeni të mirëseardhur… dyert e Qeverisë së Serbisë janë të hapura …do t’i ndihmojmë secilit investitorë, do t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja, duam që secilën euro dhe dinarë që e investoni, t`u kthehet dhe të fitoni edhe më shumë”, ka thënë ai.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img