Lajme

Rama dështon online, mbyllet ‘Transparenca.al’ (Foto)

By FerizajPress

December 18, 2016

Portali i qeverisë “Transparenca.al” është mbyllur përfundimisht.

Mbyllja e portalit vjen pas disa muajsh rrallimi të aktivitetit. Postimi i fundit në faqe i përket datës 16 nëntor, ndërkohë që në muajin tetor ka pasur vetëm një postim dhe asnjë postim në muajin shtator.

BIRN, duke iu referuar burimeve nga Qeveria, shkruan se në muajin tetor që Kryeministria kishte vendosur ta mbyllte portalin, pa dhënë shpjegime specifike për arsyet që i patën shtyrë në këtë vendim.

E lançuar më 15 tetor 2015, me anë të një deklarate të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, Transparenca.al, premtonte se do të kthehej në një pikë referimi për gazetarët dhe publikun e gjerë, por siç duket ka dështuar.

.