26,12,2024

Radhë të gjata për tabela të automjeteve

Must Read

Qytetarët e kontaktuar nga gazeta “Zëri” kanë thënë se i janë gëzuar lajmit për furnizim me targa, pasi që sipas tyre, me targa të letrës atyre u është mohuar e drejta e udhëtimit nëpër vendet tjera, me përjashtim të Shqipërisë.

Xhavit Gubetini, udhëheqës i sektorit për Regjistrim të Automjeteve në Departamentin për regjistrim të automjeteve, ka thënë se furnizimi me tabela është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat për regjistrim të automjeteve në vend. Ai ka thënë se ministria e Punëve të Brendshme është duke analizuar situatën, ku javën e ardhshme sipas tij, do të dalë me një vendim se a do të ketë një afat kohor që të bëhet ndërrimi i tabelave nga ato të letrës në tabela normale. Deri më tani për shkak të mungesës së targave, sipas Gubetinit, Ministria e Punëve të Brendshme ka pajisur qytetarët me mbi 19 mijë tabela të letrës.

“Për momentin jemi duke e analizuar situatën si do të shkojë këtë javë fluksi i qytetarëve, mandej na mbetet të analizojmë fluksin e qytetarëve dhe në fund do të dalin me një qëndrim nëse do të këtë një afat kohor për ndërrimin e tabelave. Mund të themi se prej marsit e deri më tash Ministria e Punëve të Brendshme ka pajisur qytetarët me mbi 19 mijë copa të targave provuese. Tani procedurat janë thuajse të njëjta”, ka thënë ai, duke shtuar se kompania për prodhimin e targave ka afat tri vjet për furnizim me tabela.

Enis Abdurramani, nga Prishtina, ishte drejtuar kah dyert e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve për të bërë ndërrimin e tabelave nga ato provuese në targa normale. Ai tregon se ka pritur mbi katër orë për të bërë ndërrimin e tabelave. Mirëpo, ai i është gëzuar lajmit për furnizim me tabela për shkak se siç thotë ai me tabela provuese ka qenë i kufizuar për të udhëtuar me veturë jashtë vendit.

“Këto tabela i kemi përdorë më shumë se tre muaj, por tash që e morën lajmin se po shpërndahen tabela të rregullta iu drejtuam Qendrës. Por këtu është tollovi e madhe. Prej orës 9 jam duke pritur, afër katër orë jemi duke pritur dhe mezi e përfunduam, për t’i marrë tabelat e rregullta. Rregullat janë të zakonshme vetëm është problem tollovia e madhe. Do të propozoja nëse kishin pasur mundësi ta bëjnë me numra renditjen, siç janë në komunë ose ATK sepse përfundimisht është lehtësim i madh, kështu nuk po dihet kush e ka rendin” ka thënë ai./Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img