20,11,2024

Qytetarët japin vlerësime për kabinetin dhe kryetarin Aliu

Must Read

Ferizaj.21.12.2017. Qytetarët e Ferizajt po shpresojnë se qeverisja e kryetarit Agim Aliu do të ndryshoj për së mbari shumë gjëra. Nga kjo qeverisje presin investime në infrastrukturë,shëndetësi, arsim e në rini.

Mendohet se kabineti i sapozgjedhur i kryetarit Aliu ka kapacitete të bollshme që ti shtyj përpara shumë projekte me interes për ta. Agim Aliu dje zyrtarisht edhe ka marrë pozitën e kryetarit të komunës ndërsa sot ka bërë të ditur edhe përbërjen e kabinetit të tij qeverisës.

“Presim ma mirë diçka. I miri e din qysh është e mira dhe rregullohen krejt “ ka thënë Ali Uka, qytetar i Ferizajt.

Ndërsa Jusuf Salihu, qytetarë, shpreson se të gjithë anëtarët e kabinetit do të punojnë për të mirën e qytetarëve të Ferizajt.

“Edhe Ferizaj, si e gjithë Kosova, ka shumë probleme por shpresoj që do të bëhet më mirë” ka thënë Salihu

Ndërsa Elmi Buça ka besim në premtimet e kryetarit Aliu.

“Aliu kur ta jep premtimin edhe e mban. Ai edhe më parë ka premtuar dhe e ka mbajt premtimin” ka thënë Buça.

Edhe Shukri Ratkoceri shprehet se qytetarët kanë nevoja të mëdha e shpreson se këto kjo qeveri komunale do të punoj në këtë drejtim.

“Qytetari ka nevoja të mëdha. Së pari duhet të ketë drejtësi, duhet të ketë shëndetësi, duhet të ketë zhvillim ekonomik. Ndryshe deri më tani asnjë qeveri nuk ka treguar efikasitet pozitiv për zhvillim apo përparim të shtetit” ka thënë Ratkoceri.

Për më tepër qytetarët e kanë profilizuar kryetarin Aliu si një personalitet që u qëndron besnik premtimeve të dhëna ndërsa shprehen se e kuptojnë situatën në të cilën ndodhet vendi dhe problemet e shumta me të cilat duhet të përballet kjo qeverisje, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img