22,12,2025

Qytetarët ferizajas njoftohen për procesin e regjistrimit të popullsisë

Must Read

Në Ferizaj, është mbajtur takim i përbashkët në mes të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe qytetarëve të komunës, lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, i cili ka thënë se ky proces ka një rëndësi shumë të madhe për Ferizajn dhe gjithë Kosovën, sepse po bëhet regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

E nga ana tjetër Selvete Muriqi zyrtare e lartë në Agjencinë së Statistikave të Kosovës, të pranishmit në këtë takim i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë proces shumë të rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Qytetarët e pranishëm në këtë takim kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet sa i përket këtij procesi, por edhe konkursit për zyrtarët që do të merren me pjesën e regjistrimit të popullsisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img