29,12,2024

Qytetarët e Ferizajt mbesin pa ndihmë juridike falas (VIDEO)

Must Read

Rreth 70 % e qytetarëve të Kosovës sipas hulumtimeve të OSBE-së  i plotësojnë kushtet për të marrë ndihmë juridike falas derisa kjo është edhe e drejtë e garantuar me Kushtetutën e vendit.

Por, këtë të drejtë nuk po mund ta realizojnë qytetarët e Ferizajt dhe të Gjakovës pasi që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, është detyruar t’i mbyllë zyrat në këto dy qytete, në mungesë të buxhetit.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi ka thënë se një numri të madh të qytetarëve po u mohohet e drejta për qasje të barabartë në drejtësi, njofton Klan Kosova.

Kjo agjenci për këtë hall ndihmë ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ndërkohë anëtarët e tij po thonë se do të bëhet ç’është e mundur që këtij organi t’i ndihmohet.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img