28,11,2024

Qytetarët denoncojnë ndotësit e ambientit në Ferizaj

Must Read

Ditë ma parë komuna e Ferizajt u shpërblye më 150 mijë euro të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për angazhimin dhe performancën gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” të mbajtur nga 15 shtator- 15 dhjetor 2018.

Por si duket ky aksion u harrua shumë shpejt dhe qytetarët kanë filluar me avazin e vjetër, krijimin e deponive ilegale.

Banorë të fshatit Zaskok kanë denoncuar një rast të hudhjes së mbeturinave  skaj rrugës nga  një qytetarë.

“Një qytetarë ka hedhur  mbi 10 thasë më mbeturina dhe  rroba. Kemi kontrolluar dhe kemi gjetur edhe fatura të rrymës  që tregojnë se kush  i ka hedhur. Rastin e kemi lajmëruar edhe  polici” thot një banor i fshatit Zaskok të Ferizajt.

Ndryshe hedhja e mbeturinave  dhe krijimi i deponive ilegale dënohet edhe me ligj dhe inspektorët  e ambijentit  kanë  bërë edhe dënime mandatore. Por mbajtja e ambientit të pastër   mund të bëhet  me anagzhimin dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka përfunduar por është shumë e rëndësishme që TA MBAJMË TË PASTËR

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img