26,06,2024

Qumështarët alarmojnë sërish për vajin kancerogjen në Kosovë

Must Read
Qumeshtore, Ilustrim

Kjo shoqatë ka njoftuar se kanë ngritur kallëzim penal ndaj Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës dhe disa kompanive tjera, pasi ato po përdorin vajin e palmës në produkte duke mos e deklaruar, shkruan lajmi.net

“Ne po kërkojmë nga AUVK-u, por fatkeqësisht nuk kemi parët të merret ndonjë veprim, duke lejuar dëmtimin e konsumatorik kosovar, kompanive të sinqerta të qumështit si dhe fermerëve që po vazhdojnë të mbyllin fermat e tyre”, thuhet në një njoftim nga Shoqata e Qumështorëve.

Ata pretendojnë se shumë kompani që e përdorin vajin e palmës po tentojnë që t’ua mbyllin gojën, duke dëmtuar edhe prodhuesit vendorë dhe duke krijuar një mendim të gabueshëm në publik.

“Pikërisht për shkak të veprimeve të këtyre kompanive në një pjesë të opinionit është krijuar një mendim i gabueshëm se të gjitha produktet vendore të qumështit kanë përbërje të vajit të palmës, duke dëmtuar edhe prodhuesit vendorë”, ka deklaruar kjo shoqatë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1639 semimaturantë hyjnë në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë

Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img