Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj sot u vizitua Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga Ministri për Bashkëpunim, Zhvillim dhe Çështje Humanitare i Qeverisë së Luksemburgut, z.Franz Fayot, shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj.Nona Zicherman dhe zëvendësministri Dr.Arsim Berisha.
Ata u pritën nga Drejtori i DSHMS-së, Dr.Kemajl Emini dhe Drejtoresha e QKMF-së, Dr.Nadire Ymeri, me ç’rast u njoftuan për ecurinë e programit për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe vizitave mjekësore në shtëpi, që është duke u zhvilluar në bashkëpunim me UNICEF-in. Ministri Latifi ka inkurajuar vazhdimin e vizitave mjekësore që kanë për qëllim edukimin për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, mbikëqyrjen e sëmundjeve kronike dhe diagnostikimin e hershëm të problemeve që kanë të bëjnë me shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe ngritjen e cilësisë e sigurisë së shërbimeve shëndetësore.


