13,12,2024

Qikat e Ferizajt e tregojnë veten në vepër (Foto)

Must Read

Ua pastrojnë shtëpinë, përgatitin ushqimin, ua lajnë pjatat dhe shumë shërbime të tjera. Disa të rinj ferizajas krejt këto punë i bëjnë vullnetarisht për të moshuarit, shkruan lajrmi.net.

Humanizmin e tyre rreth 32 nxënës ferizajas e ushtrojnë përmes shoqatës “Hendifer”, e cila vepron që rreth 14 vite në Shterpc e Ferizaj.

Rina Nuha, është 17 vjeçare  dhe është në vitin e fundit në Shkollën e Mesme “Elena Gjika”. Nëse vajzat e kanë bërë zakon që të shkojnë në kafe pasi ta kryejnë mësimin, Rina me pesë shoqe tjera të klasës shkon në tërën prej orës 1 deri në 3 për ta pastruar ndonjë shtëpi të personave në nevojë, apo për të përgatitur ndonjë gjellë.

“Kemi filluar që një vit e gjysmë aktivitetin. Aktivitetin e ushtrojmë rreth dy orë në ditë, prej orës 1– deri në 3. Jemi gjashtë shoqe të klasës. Bëjmë pastrimin e shtëpisë, përgatisim ushqim. Kujdesemi për higjienën personale të personave në nevojë. Ua kryejmë të gjitha nevojat që i kanë. Së fundmi kemi pasur aktivitete për fëmijë të cilët kanë pasur ngecje në mësim, etj”, tha Rina për lajmi.net.

Shoqata ka edhe nxënës meshkuj që gjithashtu bëjnë punën e njëjtë më femrat.

Drejtoresha e ‘Hendifer Feriaj’ Fazlie Bungu tregon më shumë për këto aktivitete të të rinjve.

“Shoqata i ka 1680 anëtarë nga Ferizaj dhe Komuna e Shtërpcës. Ata janë prej moshës 0 deri tek më i vjetri që është 96 vjeçare. Anëtarë që e ndihmojë shoqatën janë gjithsejtë 42. Në mesin e tyre ka të vjetër dhe të rinj, nxënës janë 32, tjerët janë të moshave të ndryshme”, tha drejtoresha Bungu.

14910386_1216196291777759_5258037451780564874_n

Shoqata ka nevojë edhe për ndihmëtarë financiarë, pasi që, 70 për qind aktiviteti mbulohet në baza vullnetare, ndërsa 30 për qind nga donatorët.

“Aktivitet primarë është ofrimi i shërbimeve sociale, pra u ofrojmë përkujdesje familjare. Bëjmë përgatitjen e ushqimit, mirëmbajtjen e shtëpisë, si dhe blerjet në treg. E bëjmë regjistrimin e personave me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, gjatë evidentimit që bëjnë anëtarët tanë bëjmë edhe vlerësimin e nevojave të tyre dhe sipas atyre nevojave punojmë”, tregon tutje drejtoresha Bungu.

12072680_965585183505539_657791250268171277_n

Shoqata funksion prej vitit 1994, ndërsa është e  regjistruar nga qershori i vitit 2002. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img