15,11,2024

Qeveria zor t’i marrë nga Telekomi 23 milionët e dividentës

Must Read

Qeveria e Kosovës ka shumë pak gjasa që këtë vit t’i marrë 23 milionë eurot e pritura nga Telekomi i Kosovës në formë dividente. Për këtë të fundit u ankua edhe ministri i financave në mbledhjen e qeverisë të javës që shkoi, por ndërmarrja dikur më profitabilja në vend tashmë ka ndryshuar.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa në një intervistë për KTV-në ka konfirmuar bisedimet me krerët e qeverisë dhe kërkimit të mirëkuptimit për pagesën e dividentës. Nga paslufta, kjo ndërmarrje ka paguar dividentë për mbi 400 milionë eurosh në llogari të buxhetit të vendit.

Deri në fund të këtij viti, Mustafa ka thënë se mbi 90% e territorit do të mbulohet me rrjetin 3 dhe 4G. Mirëpo, thotë të jetë i dëshpëruar se si ka ende institucione shtetërore që blejnë shërbime nga konkurrenti i saj telefonik dhe në anën tjetër kërkon tërë kohën para nga kompania telefonike publike.

Nga ardhja e tij në krye të kompanisë thotë se është munduar të rris numrin e ofertave, por se këtë në masë të madhe po e pengon Ligji i Prokurimit Publik.

Investimet shumë milionëshe për teknologjinë 3 dhe 4G, rreth 10 milionë të paguara për dënimin nga një gjykatë ndërkombëtare nga vendimi i pamatur i qeverisë, si dhe evoluimin e shpejtë të aplikacioneve komunikuese përmes internetit kanë bërë që Telekomi i Kosovës të ketë goxha probleme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img