11,05,2024

Qeveria s’ka ‘Plan B’ për Brezovicën

Must Read

Por, në përgjigjen që kanë dhënë për gazetën “Zëri”zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë kanë thënë se nuk dihet nëse plani për projektin e Brezovicës do të realizohet këtë vit.

Por, në anën tjetër njohës të zhvillimeve ekonomike në vend kanë thënë se Qeveria nuk e ka pasur asnjëherë një “Planin B” për Brezovicën edhe pse është proklamuar një gjë e tillë.

Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë thuhet se vendimet për projektin e Brezovicës merren nga Qeveria dhe se sipas tyre Qeveria është në proces final të analizimit të opsioneve pa bërë të ditur se si të vazhdohet më tej rreth Brezovicës.

“Vendimet sa i përket zhvillimit të projektit të Brezovicës merren nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është në proces final të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin. Sapo Qeveria të përcaktohet se me cilin opsion të shkohet më tutje, do të lëvizet menjëherë me procedurat e nevojshme në mënyrë mjaft transparente”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img