05,07,2025

Qeveria serbe formon grupin e punës, bëhet gati linja ajrore Beograd-Prishtinë

Must Read

Gazeta shkruan se ky grup punues do të duhej të gjejë mënyrë edhe për rivendosjen e linjës ajrore komerciale Beograd-Prishtinë, e cila nuk ekziston që nga koha e luftës, 18 vjet, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj gazete, këtë grup punues do të përbëjnë 15 përfaqësues “të institucioneve relevante serbe”, kurse në krye të këtij trupi do të jetë ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq.

Duke u thirrur në burime Brenda qeverisë serbe, gazeta shkruan se fluturimi Beograd-Prishtinë është arritur si marrëveshje në Bruksel.

Në tekst thuhet se edhe rreth kësaj çështje do të bisedohet në Bruksel me Kosovën, pasi që duhet të zgjidhet çështje e hapjes së hapësirës ajrore për komunikacionin civil mbi Kosovë, i cili për Serbinë momentalisht është i mbyllur, si dhe çështja e vendosjes sërish të radarit në Kopaonik për qëllime ushtarake dhe civile i cili është hequr në vitin 1999. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img