18,12,2024

Qeveria nuk e ka gati platformën e aplikimit për punëtorët e sektorit privat dhe studentëve

Must Read

Qeveria e Kosovës është deklaruar se ende nuk e ka gati platformën e aplikimit për 100 euro të punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Megjithatë, ka thënë se është duke punuar rreth kësaj çështjeje.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Telegrafin.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi më 12 prill se, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.

Familjet që përfitojnë asistencë sociale do të kenë po ashtu dyfishim të vlerës së saj për këtë muaj.

Sipas Kurtit, janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kjo pako, me vlerë prej 420 milionë eurosh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset t’i adresojnë humbjet e pësuara nga pandemia e koronavirusit.

Lidhur me platformën, edhe Administrata Tatimore e Kosovës kishte konfirmuar se janë duke punuar në këtë drejtim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img