30,01,2025

Qeveria nesër pritet të shqyrtojë Projektligjin për Paga

Must Read


Projektligji për Paga, nesër mund të dal për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.
Gazeta Express ka siguruar një dokument, që mund të ndryshojë, i cili përmban Rendin e Ditës të mbledhjes së 109 të Qeverisë së Kosovës, që do të mbahet nesër, 23 nëntor 2022 nga ora 10:00.
Projektligji për Paga kishte dalë në Konsultim Publik më 15 shtator të këtij viti, në një kohë grevash të punëtorëve të sektorit publik dhe përplasjesh të ashpra mes sindikatave dhe Qeverisë.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.

Me daljen në konsultim publik, Qeveria kishte publikuar edhe koeficientët për pozitat sipas hierarkisë dhe rëndësisë së institucioneve.

Një koeficient ka vlerën e 120 eurove.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), e kishte mbyllur grevën njëmujore në fundshtator, pa arritur objektivat e saj. Sindikata, në krye me Rrahman Jasharajn, i ka dhënë kohë Qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e saj deri në fundvit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img