04,09,2025

Qeveria mund të marrë penalltinë e parë nga “Bechtel Enka”

Must Read

Ky është vetëm një nga problemet që pritet të shtyjë qeverinë në detyrë që në javën e ardhshme të mbajë prapë një mbledhje dhe ku duhet të bëjë rialokim të mjeteve për të kryer edhe një numër pagesash të mbetura pezull, raporton KTV.Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se buxheti i rishikuar është gati dhe mund të hyjë për miratim që në javën e ardhshme, por që ky i fundit do të vazhdojë të mbetet i bllokuar deri në legjislaturën e re.Në këtë mbledhje, qeveria ua ka vazhduar mandatin edhe për 3 vjet të tjera disa sekretarëve dhe kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, ndërsa Lah Nitaj është emëruar kryeshef i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me mandat 3 -vjeçar.Nga kjo mbledhje është marrë vendim që në mungesë të ministrit apo zëvendësministrit të një ministrie nuk futet në diskutim asnjë propozim i sponsorizuar nga ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

Më datën 02.09.2025, rreth orës 19:30, në fshatin Korbliq – Kaçanik, Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img