28,11,2025

Qeveria Japoneze ndanë 69 mijë euro për pajisje mjekësore për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë

Must Read

Bëhet fjalë për 1 autoambulancë, 1 veturë dedikuar për hemodializë dhe komplet pajisjet për laboratorin e kësaj qendre shëndetësore. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së “ Nënë Tereza” dr. Drita Gjergji.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Ambasadori i Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ka thënë me këtë rast se investimi i Qeverisë Japoneze do të ndikojë në përmirësimin e standardeve për qytetarët e komunave përfituese.

Klina është përfituese e këtij projekti bashkë me katër komunat tjera të Kosovës. Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze, me ç’rast është konfirmuar miratimi i përfitimit të një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave. Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP). i miratuar nga Qeveria e Japonisë. ​/Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img