28,12,2024

Qeveria e quan mediatike kërkesën e Listës Serbe për Universitetin e Mitrovicës

Must Read

Megjithatë, nuk mohohet mundësia që secila kërkesë e Listës Serbe të shqyrtohet  dhe më pas të vendoset nëse  të njëjtat janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Këshilltari politik i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, tha të martën për Express se do të ulën dhe bisedojnë për çdo kërkesë të tyre, pavarësisht se kërkesën e fundit e quajti vetëm mediatike.

“Kjo është kërkesë e tyre. Ne do te ulemi dhe do t’i shqyrtojmë te gjitha kërkesat. Megjithatë, çkado që të pajtohemi do të jetë  në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, u shpreh Gecaj.

I pyetur nëse kjo nënkupton se Qeveria do të pranojë që të diskutojë edhe për çështjen e Universitetit serb të Prishtinës që funksion në Mitrovicë, që kjo e fundit të përfshihet në ASK, Gecaj nuk ishte i prerë për këtë rast.

“Jo, nuk do të thotë….ajo është tani për tani vetëm kërkesë e tyre, dhe atë mediatike”, ka thënë këshilltari i kryeministrit.

 

Kujtojmë se Lista Serbe pas më shumë se 5 muajsh bojkot të institucioneve të Kosovës, janë rikthyer me qëllim themelimin e Asociacionit dhe për ta dhënë votën e tyre për Demarkacionin./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img