25,11,2024

Qeveria e Kosovës shpërfill shqipëtarët, u paguan dhjetëra mijëra euro ministrave serb edhe pa punuar fare

Must Read

Një informacion që doli nga mediat publikoi shifrën se ministrat serb në qeverinë e Kosovës, edhe pse tash e disa muaj po e bojkotojnë punën e ekzekutivit Kosovar, të mos harrojnë se edhe për kohën kur gjoja ata ishin në punë zbënin gjë tjetër veq se punonin si gjithmonë kundër interest të Kosovës. Megjithatë serbët edhe për punë të mbrapsht ose mos punë i morën mbi dyzetmijë euro. E pse mos të punojnë mbrapsht serbët kur një gjë të tillë e bëjnë pa hezitim dhe pa dhembje vetë shqipëtarët.
Populli ynë me shekuj ka vuajtur pasojat e pushtimeve, por nuk kemi mund me marrë me mend se një poshtrim kaq i ulët dhe kaq përbuzës mund ti bëhet nga klasa politike shqipëtare. A mund të trajtohet më pak se qeverisje kuislingësh, një mekanizëm ekzekutiv, i cili duke i shfrytëzuar kontributet e taksapaguesve kosovarë, në njërën anë të iu dhuroj dhjetëra mijëra euro atyre që botërisht deklarohen se angazhimi i tyre final është për ta rikthy Kosovën nën okupimin e Serbisë, e në anën tjetër ata që prej viteve 90-ta për një dekad, fjala është për punonjësit arsimor shqipëtarë, jo vetëm që punuan falas për ta mbajtur të ndezur flakadanin e diturisë dhe që jo rallë u përgjakën nga policia dhe aparati represiv serb sepse mësimdhënësit ishin të vetmit që e mbanin në përdorim vulën e republikësë së Kosovës.
Në rrethanat kur vetë ata që e kishin kriju republikën, presidenti-parlamenti udhëtimet jashtë Kosovës i bënin me pasaportat e Serbisë.
Prandaj mllefi ynë për qeveritë e pasluftës qëndron në faktin se ato po e kujdestarojnë me përpikëri përmbushjen e kërkesave të serbëve edhe kur ata e vrasin Kosovën. Kurse mësimdhënësit shqipëtarë jo vetëm që nuk u kompenzuan për punën e bërë me rreziqe të mëdha por mandej nuk ua njohin edhe përvojën në punë për punën nën okupim.
Aktualisht kur një pune4tor arsimor shkonë në pension përvoja e punës në ish-Jugosllavi i pranohet e ajo në institucionet paralele të Republikës së Kosovës nuk i merret parasysh nga vetë shteti i Kosovës.
Ja pse i madhi Enver Hoxha për ata njerz që lufta e dytë botërore i kishte lënë jashtë kufijëve të Shqipërisë si bashkpunëtor të nazifashizmit dhe kur të sipërpërmendurit pas qlirimit të Shqipërisë pretendonin të riktheheshin dhe të varroseshin në tokën të cilën e goditën bashkë me qizmen fashiste përgjigjja e Enverit për ta ishte, ata mund të vendosen vetëm në grumbujt e plehut. E një pjesë e pushtetarëve tanë as plehun e Kosovës nuk e memritojnë.
Punonjësit arsimorë për pozitën degraduese që kanë një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe vetë sepse ata janë të dezintegruar më së keqi, po të ishin të bashkuar, 30 mijë punonjës arsimorë në kërkesat e tyre të drejta jo vetëm që do të pengonin fyerjet që ju bëhen nga të gjitha anët dhe do të realizonin të drejat e tyre, por brenda nate kanë kapacitet intelektual dhe njerëzor për ti nxjerr së paku nja 1000 qeveri si kjo e Kosovës. Atë që s arrinë ta bëjnë arsimtarët me qeverinë e tyre të pa përgjegjëshme, e bënë qeveria me mësimëdhënësit e poshtëruar.

Në emër të LPSH-së Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img