Qendra për Aftësime Profesionale në Ferizaj, organizon “Dyer të hapura për Arsimimin e të Rriturve”

Must Read

Qendra për Aftësime Profesionale në Ferizaj, gjatë këtyre ditëve ka mbajtur punëtori të shumta me nxënësit maturant të komunës sonë, për t’i njoftuar nga afër me trajnimet të cilat bëhen në këtë qendër.

Fatmire Salihu-drejtore e kësaj qendre, ka thënë se këto punëtori janë shumë të nevojshme për maturantët ferizajas në mënyrë, që ata të kenë të gjitha njohuritë për kurset të cilat ofrohen në këtë qendër, e që në të ardhmen vendet e punës i kanë të sigurta.

Tash për tash në Qendrën e Aftësimeve Profesionale ofrohen këto trajnime: kuzhinë, zdrukthëtari, mirëmbajtës objekti, ndërtimtari, ngrohje qendrore, ujësjellës e kanalizim, saldues, instalues elektrike, teknologji informative , administrim biznese si dhe hoteli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img