26,12,2024

Qendra e Kujdesit Ditor- “PEMA”,  Shënon Ditën Ndërkombëtare të Autizmit

Must Read

Për të shënuar ditën botërore të ndërgjegjësimit, stafi I qendrës PEMA  edhe këtë herë realizoi një takim mirë-informues mbi Autizmin, me qëllim ndërgjegjësimin e prindërve dhe profesionistëve, për kapjen sa më shpejt të shenjave të këtij çrregullimi dhe orientimin e tyre për rrugët, që duhet të ndjekin, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve/nxënësve të tyre.

Pjesa e parë e aktivitetit u shënua me informacion të detajuar rreth autizmit dhe shërbimeve që ofron qendra PEMA, ndërsa në pjesën e dytë u lansua edhe një video, në të cilën shfaqet jeta reale e fëmijëve me autizëm, mënyra e sjelljes së tyre, si dhe reaksionet specifike të tyre në mjedis dhe rrethana të përditshme e nder të tjera edhe roli dhe rëndësia e prindërve të fëmijëve autik.

Në fund stafi i qendrës, inkurajoi të gjithë të pranishmit për mbështetje dhe bashkëpunim, për të siguruar dhe zhvilluar edhe më tej aftësitë e këtyre fëmijëve.

Pema 2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img