11,09,2025

Qëllohet me plumb në këmbë kosovari në Zvicër

Must Read

Në një këmbim të shtënash me armë që ka ndodhur pasditen e të premtes në një treg në Niederurnen të Kantonit Glarus, është plagosur në këmbë një kosovar 35 vjeçar, shkruan agjencia e lajmeve SDA. Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Kantonal të Glarusit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.

Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes, njofton policia. Dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesëmarrës në këtë konflikt, dy shtetas të Maqedonisë, 25 gjegjësisht 31 vjeçar kanë marrë fillimisht arratinë, transmeton albinfo.ch. Por, i riu është kapur nga policia e Kantonit të St. Gallenit rreth orës 18.00 në daljen e autostradës Sargans. Edhe 31 vjeçari është arrestuar rreth orës 19.25 në Ziegelbrücke.

Aktualisht nuk ka informacione lidhur me motivin dhe prapavijën e aktit. Hetimet vazhdojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img