Përmes një komunikate për medie Qazim Rrahmani ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik Partia Ashkanlive për Integrim – PAI.
Rrahmani përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PAI-së dega në Ferizaj, Sekretarit të përgjithshëm të PAI -së në nivel qendrorë dhe nga të gjitha angazhimet në këtë subjekt politik,
Dorëheqjen e dhe arsyetimin e plotë të Qazim Rrahmanit nga PAI mund ta lexoni në vazhdim:
Nga: Qazim Rahmani Kryetar i PAI-së Dega Ferizaj
Sekretar i përgjithshëm i PAI-së nivel Qendror
Për: z. Etem Arifi , Kryetarin e PAI-së
Cc: Këshillin e përgjithshëm dhe Kryesinë e PAI-së.
Këshillin Qendror Zgjedhor, KQZ-në.
Media elektronike dhe të Shkruara.
Qytetarëve të Komunitetit Ashkanli.
Data: 15.08.2022 Ora 13:00 h.
Subjekti: Dorëheqje nga subjekti politik PAI .
Të nderuar dhe respektuar , Shok, Aktivistë, simpatizantë, anëtarë të PAI-së dhe ju gjithë bashkëpunëtorë , respektivisht qytetar Ashkanli ku do që jeni.
Prej një periudhe disa vjeçare, ju bashkova PAI-së me vullnet dhe qellim që të kontribuoj dhe angazhohem në të mirë të qytetarëve Ashkanli, në Kosovë dhe Diasporë.
Me ndihmën e gjithë shokëve dhe aktivistëve arritëm të fitojmë zgjedhjet ,dhe parlamentare, dhe i falënderoj gjithë ata që ndihmuan këtë proces dhe këtë rrugëtim, qe Ashkanlit të kenë një qasje ndryshe një jetë ndryshe dhe më e rëndësishmja e saj, qëllimi i punës tonë ishte Bashkimi Kombëtar dhe kthesa e imazhit bashkimit dhe vullnetit të viteve të pas luftës për popullin Ashkanli kur gjithë kemi qenë ,, një për krejt, e krejt për një,,
Unë Qazim Rahmani nuk kam pas qellim pozitat dhe karrigen, por atë më kanë besuar dhe më kanë votuar populli im i dashur, I respektoj dhe falënderoj përjetë.
Në kohën e fundit PAI-së , ju ka ndryshuar qëllimi, vizioni, koncepti politik, dhe programi i saj, dhe është krijuar një frymë anti-demokratike, staliniste, komuniste dhe krejt përfitime personale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim në të ardhmen.
Në atë parti ku ekziston këto koncepte dhe mendime, që e dëmtoj popullin tim, unë e kam obligim moral , kombëtar dhe njerëzor të mos qëndroj.
Unë Qazim Rrahmani i pikëlluar dhe i dëshpëruar JAP DORËHEQJE nga PAI-ja për arsyet:
– PAI-ja ka ndryshuar qëllimi, vizioni, koncepti politik, dhe programin e saj, dhe është krijuar një frymë anti-demokratike, staliniste, komuniste dhe krejt përfitime personale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim. E që këto e ka krijuar Kryetari i saj Etem Arifi.
– PAI-së ju ka vjedhur buxheti i partisë si me qenë kulet tij, dhe jo para të partisë, nga viti 2019 gjithmonë ka pas humbje buxhetit ku askush nuk e din ku janë harxhuar, raporte falce dhe të klanizuar që votohen Pro, për të mbuluar shpenzimet personale ose hajnit personale.
– Në PAI kohën e fundit shtypen njerëzit e dijës e të penës ata që din munden me zhvilluar dhe përparuar popullin Ashkanli, Anashkalohen pa asnjë arsye, nga aktiviteti , vetëm që mos të rrezikohet karriqa e tij.
– Në PAI kohën e fundit ka humbur uniteti dhe bashkëpunimi, shkelen vendimet e KQZ-së, për mbajtjen e Kuvendit partisë, dhe tani PAI është drejt pezullimit si subjekt nga KQZ-ja.
– Në PAI punësohen dhe premtohen për punësim familjarët dhe rrethi i Etem Arifit dhe Deputetit Bekim Arifi, për atë nuk është me rëndësi popullata dhe njerëzit që e përkrahin por interesat familjare, personale dhe rrethit tij.
– Në PAI inponohen gjërat dhe pa dashje, si në kohën e xhaxhit ENVER, panvarishtë që dëmtohen shumica ose njerzit, por PAI me rëndësi janë individët.
– Në PAI janë sjellë njerëz pa përvojë politike, pa ndikim në qytetar dhe të pa arsimuar vetëm që plotësohen kërkesat dhe ambiciet e tyre .
– Dhe arsyeja më e madhe që më shtyri të largohem nga PAI-ja në veçanti janë dy arsye kombëtare dhe reale.
Etem Arifi po e pengoi bashkimin kombëtar të Ashkanlive, dhe nuk ka dhënë mundësi njerëzit e dijës, penës, dhe dëshirës të të gjitha degëve për të ndryshuar Kryetarin e PAI-së, ai veproj me një mini grup që nuk lëshon prej procesit demokratike, me qellim për të dëmtuar popullin, e për të rahatuar vetën dhe rrethin e tij.
Unë Qazim Rahmani kërkoj nga gjithë Ashkanlit, nga të gjithë bashkëpunëtorët dhe Aktivistët e PAI-së nëse kanë veç pak ndjenja kombëtare dhe dojnë këtë popull mos të përkrahin INDIVIDIN por në të rreshtohen në vullnetin e popullit, me kampanjën nga sot, Bashkim, Zhvillim , Edukim , për Ashkali dhe deri në zgjedhjet e ardhshme të bashkohemi të gjithë që të fiton dhe të bashkohet populli Ashkanli dhe jo individi.
Me respekt: Qazim Rahmani