18,05,2024

Qazim Rrahmani i bashkëngjitet grupit parlamentar të LDK-së në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.13.01.2017. Qazim Rrahmani, këshilltarë komunal nga radhët e komunitetit Ashkanli përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga sot i është bashkëngjitur grupit parlamentar të LDK-së në Asamblenë Komunalë në Ferizaj.

Deklaratën e plotë të të Asmablistit Qazim Rrahmani mund ta lexoni në vazhdim:

Të nderuar,

Më lejoni të ju njoftoj , se pas një analize të punës dhe aktiviteteve të fundit të pushtetit lokal në Ferizaj, në krye me Kryetarin e Komunës z.Muharrem Sfarqa, Unë, në cilësinë e këshilltarit të vetëm në kuvendin e komunës nga radhët e minoriteteve në Ferizaj, kam vendosur që të bashkohem Grupit parlamentar të LDK-së në kuvendin e komunës në Ferizaj.

Angazhimi im si këshilltar nga radhët e minoriteteve respektivisht për komunitetin Ashkanli, gjithmonë ishte ngritja e zërit të arsyes për të ndihmuar dhe përmirësuar jetën e tyre, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse në fusha të ndryshme të jetës. Mendoj dhe shpresoj që me angazhimin tim, në grupin parlamentar të LDK-së do të bashkëpunoj dhe të koordinohemi edhe ma shumë me pozitën pushtetin në Ferizaj, me Kryetarin z.Svarqa që të jemi sa më afër qytetarëve të minoriteteve , plotësojmë kërkesat,nevojat dhe përmirësojmë kushtet e jetës së tyre .

Me respekt: Qazim Rrahmani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img