16,06,2025

Qazim Rahmani zgjedhet Kryetar i PAI-së në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.01.04.2018. Sot në Ferizaj Partia e Ashkanlive për Integrim është mbajtur kuvendi zgjedhorë i PAI-së. Në këtë kuvend ka prezantuar 110 delegate nga katër nëndegët e sajë dhe kanë përzgjedhur strukturat e reja të tyre.

Pas një procesi demokratik zgjedhore të mbikëqyrur nga mekanizmat e nivelit lokal dhe qendrorë përzgjodhën kryesine e re nën udhëheqjen e Qazim Rrahmanit i cili u emërua kryetarë i këtij subjekti politik dega në Ferizaj.

Punimet e Kuvendit i përcjellën edhe deputeti i parlamentit te republikës se Kosovës njëherë edhe kryetar i partisë për Integrim ne nivel vendi. Poashtu pjesëmarrës ishte edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal ne Ferizaj znj. Kristina Gashi Bytyqi si dhe përfaqësues nga radhët e subjekteve te tjera politike dhe nga sektori i shoqërisë civile.

Pas zgjedhjes për kryetar te degës së PAI-së në Ferizaj z. Qazim Rrahmani i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht delegatet e këtij kuvendi për besimin e dhënë për te e udhëhequr degën ne Ferizaj.

Z.Rrahmani pas marrjes se udhëheqjes se kësaj dege u zotua para këtij kuvendi se do të qëndroj besnik dhe unik në përmbushjen e qëllimeve të këtij subjekti dhe se do të dal fitues në të gjitha zgjedhjet lokale duke kërkuar mbështetje e të gjithë të pranishmëve për të përmirësuar gjendje socio- ekonomike në komunitet

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img