31,07,2025

Qazim Rahmani me ekipin tij nga PAI , aktiv në fushat, lobon për Agim Aliun

Must Read

Qazim Rahmani ish-kandidat për kryetar komune në Ferizaj, nga PAI Partia e Ashkanlive për Integrim, ka mobilizuar subjektin e tyre politik PAI në Ferizaj, dhe gjatë këtyre 5 ditëve të fushatës për balotazh po shihet aktiv duke lobuar për kandidatin e PDK-së Agim Aliun, që të mbështetet e të votohet me 19 nëntor.

PAI-ja dega në Ferizaj ditën e Hëne kur është hapur edhe fushata e balotazhit ka deklaruar publikisht që mbështesin Agim Aliun nga PDK.

Në komunitetin Ashkanli në Ferizaj Qazim Rahmani gëzon një mbështetje dhe njihet si lider i ri, i ndryshimit , dhe personalitet figurë e zërit të arsyes në komunitetin e tij, i cili ka edhe pozitë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, zëvendës Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

z.Rahmani po zhvillon aktivitet aktiv në takime duke lobuar me stafin e subjektit PAI në komunitetin Ashkanli në Ferizaj, për të votuar Agim Aliun nga PDK për Kryetar Komune në Ferizaj me 19 nëntor.

z.Rahmani ka deklaruar që fitorja e Agim Aliut sjell ditët e mira për 4 vjet e ardhshme për Ferizaj , por edhe për qytetarët Ashkanli që jetojnë këtë komunë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

BE nis më 12 tetor sistemin biometrik të hyrjes/daljes – prek edhe qytetarët e Kosovës

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img