Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka aprovuar pjesërisht ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Sipas vendimit te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Shemsedin Dreshajt, Gani Dreshajt, Rrahim Ajetit dhe Shqipe Kastratit.
“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lista e kandidatëve për deputetë të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit të PZAP-it, nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit, mirëpo mjafton vetëm fakti që i njëjti ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit që të mos mund të jetë kandidatë për deputetë.
Madje sipas këtij vendimi një personi mund t`i kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës por ka një akuzë aktive nga ndonjë Tribunal.
Paneli po ashtu vlerësoj se Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme është ligj special në raport me kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast.