26,11,2024

Putin kundër ministrit të tij: Nuk do të dëbohen diplomatët amerikanë

Must Read

Deklarata e Putinit u bë në momentin kur zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sinjalizuar se do të godasin me masa të kthimit në përgjigje të dëbimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara, që ishin pjesë e pakos së masave të shpallura nga presidenti, Barack Obama.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ia dërgoi Putinit listën prej 35 diplomatëve amerikanë dhe rekomandoi përzënien e tyre dhe mbylljen e një objekti për pushim në Moskë, që shfrytëzohej nga personeli i Ambasadës amerikane.

Por, në deklaratën e Putinit në faqen në Internet të presidencës së Rusisë, thuhet se ai e ka bërë të qartë se dëshiron të shihet më ndryshe, dhe ta paraqes administratën Obama si hakmarrëse.

Putin tha se masat e Shteteve të Bashkuara, të shpallura mbrëmë nga presidenti amerikan, Barack Obama, ishin “jomiqësore” dhe “synojnë shkatërrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane”.

Por, presidenti rus theksoi se “derisa e rezervon të drejtën e ndërmarrjes së masave në përgjigje, ne nuk do ta sjellim vetveten në nivel të ulët të papërgjegjësisë së diplomacisë dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejmë për rindërtimin e raporteve amerikano-ruse në politikat që i zhvillon presidenti Trump”.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e fillon mandatin e tij më 20 janar të vitit të ardhshëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img