Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovës, këtë të premte është mbajtur punëtoria e cila ka vlerësuar shkallën e transparencës së garantëve të dhëna për mediat lokale dhe zbatimin e procedurave ligjore në fuqi dhe kriteret.
Në këtë punëtori merrni pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, institucioneve të ndryshme mediale, por edhe mediave lokale nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Në këtë takim ka marr pjesë edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës Agim Aliu, Selim Marevci i cili ka vlerësuar tejet lartë këtë punëtori, ndërsa ka shtuar se liria e të shprehurit është e drejtë fundamentale e mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës e deri tek e drejta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut. Ai tutje është shprehur se Komuna e Ferizajt përmes Zyrës së Prokurimit, që nga vitit 2013, ka lidhur kontrata me tri televizionet lokale, Televizionin Tema, Televizionit Liria dhe atë Festina, për transmetimin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, drejtpërdrejt si dhe ritransmetimin tyre, por edhe për publikimin e shpalljeve ne këto televizione.
“Janë kontrata me shuma të ndryshme të parave që ju ipet këtyre televizione në kuadër të granateve që jep komuna jonë, dhe besoj që këto grante sado pak ju dalin në ndihme televizioneve tona, duke e ditur edhe vështirësitë tyre financiare me te cilat përballen ato. Këtu vlen te theksohet se mediat lokale nuk përkrahen vetëm financiarisht, por thirren në atë që të ketë edhe një transparence më të madhe të Komunës sonë, ku çdo vendim bëhet publik”, ka thënë Marevci.
E nga ana tjetër drejtori i televizionit Tema, Visar Hoti, është shprehur se Komuna e Ferizajt është kampione si përkrahëse mediale.
“Ferizaj është modeli më i mirë se si duhet të kopjohet nga të gjitha Komunat ë Republikës së Kosovës për të përkrahur mediat lokale”, ka thënë Hoti.
Në këtë rrafsh Komuna e Ferizajt është vlerësuar tejet lartë edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke vlerësuar se një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe komunat tjera të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar gjerë e gjatë edhe për problemet e shumë mediave që nuk përkrahen nga komuna, ndërsa në fund të takimi u kërkua që përkrahja e mediave të bëhet sepse kjo është vetmja mënyrë që ato të funksionojnë për shkaka të hyrave të paketa që kanë ato.