27,12,2024

Punëtorët e KEDS-it protestojnë ndaj menaxhmentit të tyre

Must Read

Për shkak të mos përfilljes së institucioneve shtetërore dhe mos zbatimit të vendimeve të Inspektoratit të Punës, në veçanti mos përfilljen e kërkesave të vazhdueshme të drejtorit në Distriktin e Mitrovicës, Agron Haxhiut, ky i fundit ka dhënë dorëheqje.

Drejtori ka kërkuar kthimin e punëtorëve të larguar nga vendet e tyre të punës, për të cilat menaxhmenti nuk po jep asnjë arsyetim, me ç’arsye janë organizuar edhe protestat nga punëtorët e KEDS-it.

“Ky menaxhment po i keqpërdor punëtorët dhe po manipulon me konsumatorët”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Sindikatës “ELEKTROKOSOVA” në Mitrovicë.

“Për 3 vite u larguan mbi 300 punëtor nga puna në mnyrë të kundërligjshme dhe në anën tjetër përmes një Akademie Turpi, shfrytëzon mjerimimin dhe varfërin e këtij vendi duke marrë punëtor me një pagë minimale me vetëm 170 euro në muaj dhe në anën tjetër duke punësuar edhe të tjerë pa konkurs fare,” transmeton lajmi.net

Sot protesta ka filluar në Mitrovicë me mbështetjen e Federatës së Sindikatave ELEKTROKOSOVA DHE BSPK-ja, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që protesta të vazhdojë edhe në qytetet tjera, duke mos i përjashtuar edhe grevat./Lajmi.net/

15419513_10154432236764232_2096678832_o 15311505_10154432236769232_1683736036_o

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img