19,05,2024

Punët për ndërtimin e ambulantës në fshatin Dardani të Ferizajt, u ndalën akoma pa filluar si duhet.

Must Read

 

Punët për ndërtimin e ambulantës në fshatin Dardani të Ferizajt, u ndalën akoma pa filluar si duhet.Kjo pasi punëkryesi e vendosi betonin mbi dhe duke mos u munduar të hap themel fare.

Lidhur me mënyrën e realizimit të këtij projekti ka reaguar asamblisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Xhevat Sallahu. Sipas tij e gjithë kjo po ndodhë në mungesë të mbikqyrjes institucionale.

“Firma që e ka marrë tenderin nuk i ka respektuar përmasat që janë paraparë me plan për ndërtimin e kësaj qendre mjekësore, kompania që ka marrë këtë objekt me ndërtu në bazë të përmasave duhet të hapte kanal 60 cm dhe 10 të mbushte me zhavor dhe pjesa tjetër me beton, mirëpo siç shihet kompania nuk ka hap kanale fare, por e ka hedh betonin mbi bari dhe kjo është mosrespektim i punës dhe hedhje e parasë së qytarëve në baltë, kjo është e palogjikshme, e pakuptueshme, unë e kam parë projektin dhe ka qenë dashtë të hapen kanale, por puna është bërë shkel e shko dhe kjo tregon që mungon mbikqyrja e institucioneve kur kemi këso projekte”, tha Sallahu.

Ndërsa, mbikqyrësi i këtij projekti Emin Misini, thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse kanë vendosur t’i ndalin punën kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti shëndetësor.

“Aty kontraktuesi ka filluar me betonimin e themeleve pa e bërë hapjen e themeleve, unë në vend të ngjarjes kur kam dal jam habit me punën si e ka bërë dhe e kam urdhëruar me ndërpre punën dhe me heq komplet atë beton dhe të bëjë hapjen e themeleve në bazë të projeksionit, në ditën e promovimit ka qenë edhe përfaqësuesi i Asamblesë komunale nga Vetëvendosje, ka kërkuar sqarim dhe u kam sqaru se nuk do të vazhdojnë punët, do të pastrohet ai beton, përkundër sqarimeve ai ka bërë përsëri dezinformata edhe pse ka pasur të drejtë, por unë i kam thënë se nuk do të vazhdoj puna në këtë mënyrë, unë po u them se punët nuk vazhdojnë aty pa u bërë përmirësime, në rast se kompania vazhdon në atë mënyrë unë do t’i rekomandoj Zyrës së Prokurimit t’i ndërpresë kontratën dhe mos të vazhdoj më tutje, ai e ka bërë punën krye në vete, pa u konsultu me mua dhe unë i kam sqaru se atë punë që e ka bërë ai nuk ekziston në asnjë projekt”, tha Emin Misini.

Fitues i tenderit për ndërtimin e ambulantës në Dardani, është konsorciumi “G & A CONSULTING”, nga Prishtina dhe “Pro & Co group“, nga Kllokoti. Për këtë projekt komuna ka paraparë të shpenzoj rreth 96 mijë euro në një afat kohor prej 2 vjetësh, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img