11,09,2025

Punësimet politike nga komunat i shpenzojnë shtetit miliona euro

Must Read

Qindra punëtorë janë punësuar nëpër komunat e Kosovës me kontrata të veçanta pa përfillur procedurat e parapara me ligj për rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Për pagat e tyre çdo vit nga buxheti i shtetit shpenzohen miliona euro. Në bazë të të dhënave zyrtare Komuna e Prishtinës edhe më tutje vazhdon të jetë kampion i punësimeve të punëtorëve me kontrata të veçanta, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shuma të konsiderueshme të parave të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për pagat e punëtorëve me kontrata të veçanta, e të cilët janë punësuar nëpër komunat e Kosovës pa i përfillur procedurat e parapara ligjore për rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Në bazë të të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) shihet qartë se Komuna e Prishtinës prin dukshëm me numër të punëtorëve me kontrata të veçanta në raport me komunat tjera të Kosovës.

Pas Prishtinës prin Komuna e Ferizajt, pastaj ajo e Gjilanit, e Kamenicës e kështu me radhë, shkruan gazeta Zëri.

Komuna e Prishtinës, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, edhe më tutje vazhdon të jetë kampion i punësimeve të punëtorëve me kontrata të veçanta.

Gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në këtë komunë janë angazhuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta, që paraqet një numër të reduktuar nga viti i kaluar (276). Sipas ZKA-së, me rastin e përzgjedhjes së këtyre individëve nuk ishin zbatuar procedura të thjeshtësuara të rekrutimit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img