Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Arsenalin për 43 milionë euro.
Xhaka ndodhet në Londër me vëllanë e tij Taulantin për ta kompletuar kalimin në Arsenal, mëson “Goal.com”, transmeton Gazeta Blic
Mesfushori kosovar ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe duket se 23-vjeçari është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes.
Xhaka do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me Arsenalin dhe ka kërkuar që ta ketë numrin 34 të Francis Coquelin – gjë të cilën mesfushori francez e ka pranuar.
Pasi të ketë nënshkruarm e Arsenalin, Xhaka do të grumbullohet me pjesën tjetër të ekipit të Zvicrës, para kampionatit evropian ‘Francë 2016’. /Gazeta Blic/
The post Punë e kryer, ky është numri që Xhaka do të bartë te Arsenali (Foto) appeared first on GazetaBlic.