Selia qendrore e PD-së përmes deputetit Luçiano Boçi nuk ngurroi ta quajë këtë një arrestim politik duke thënë se Haruni u ndalua vetëm se udhëtonte si pasagjer në një automjet ku nuk ishte i pajisur me rripin e sigurimit.
Por një video e publikuar nga Report Tv, shfaq një tjetër situatë. Kreu demokrat i Gramshit ndodhet në gjendje të dehur, ashtu sikundër edhe shoferi i automjetit, i cili është sekretari organizativ i PD-së në Gramsh.
Për ëktë arsye ata janë ndaluar nga efektivët rrugorë, por reagimi i Elmaz Harunit ka qenë mjaft i ashpër ndaj policëve dhe ka përfunduar deri në kërcënime dhe ofendime.
Debati i plotë:
Qytetar: Qetësohu, o qetësohu
Kryetari i PD-së në Gramsh: Me këta by*q*ra je dhe ti?
Polici: Të lutem zotëri me fjalorin
Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, ç’kam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.
Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova
Kryetari i PD-së në Gramsh: Hape mo derën se plasa, o ju qi*sha motrën! Hape derën! A ju q*sha motrën! A ro*t!. Mbaje mend ti! Ti, ti o by*q*r…
Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ik ere mbushu
Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?
Polici: Asgjë
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?
Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon
Polici: I pirë.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.
Polici: Po mirë mo dakord.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di ç’je ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.
Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?
Polici: Ju lutem dilni.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Vetë e kruajte b*thën mo! E di çtë bëj unë ty.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kam shkelur unë me ty mo. E di ça ke bërë ti mua sot? Tani se hap më unë derën, vazhdo vazhdo, filmoje
Polici: Mund të dalësh, s’është nevoja ta bëjmë kaq kështu.
Kryetari i PD-së në Gramsh: Kanë ndaluar kryetarin e PD-së thjesht se qarkullonte.