25,11,2024

Pse Kosova po heshtë për Grupin e Kumanovës?!

Must Read

Familjarë të të burgosurve të Grupit të Kumanovës, të cilët kanë shprehur shqetësime për torturim dhe keqtrajtim nëpër burgjet e Maqedonisë, thonë se Qeveria e Kosovës po heshtë për fatin e tyre.

Ata, sipas INA-s, përmes reagimeve të ndryshme kanë alarmuar fatin e të afërmve të tyre.

Ajshe Nezaj është një familjare e të burgosurit Val Zekaj, e cila nga SHBA ka ngritur zërin kundër terrorit nëpër burgjet maqedonase ndaj të burgosurve të Grupit të Kumanovës.

“Shteti i Kosovës nuk po bënë asgjë për të mbrojtur shtetasit e vet që padrejtësisht mbahen, gjykohen dhe trajtohen në burgjet sllavo-maqedone. Secili qytetar ka të drejtë kushtetuese të mbrohet dhe ti garantohet gjykim i drejt, e kur rasti është duke u trajtuar në një shtet tjetër atëherë shteti i origjinës e ka për obligim të kujdeset deri në detajin e fundit, gjë të cilën nuk po e bënë shteti i trimave që po mbahen padrejtësisht në kazamatet sllavo-maqedonase, pra shteti i Kosovës. E çudia më e madhe është fakti se ky shtet nuk po angazhohet pikërisht për ata djem që kanë hise në krijimin e tij, në çlirimin e Kosovës, ata djem që nuk kursyen asgjë, ata që luftuan në të gjitha frontet e luftës në Kosovë, Kosovë Lindore, e në Iliridë”, thuhet në letër.

Sipas saj, “dihet fare mirë që për fat të udhëheqjes së Kosovës, për t’i shpëtuar ata nga koria dhe turpi i ndonjë deklarimi apo cilësimi joadekuat ndaj Grupit të Kumanovës, ishin përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Shkup, por edhe qendrat diplomatike si në Bruksel e Uashington ata që tërhoqën vërejtjen dhe treguan maturi të lartë kur theksuan se Grupi i Kumanovës nuk ishte grup terrorist dhe në kualifikime të tilla do duhej pasur shumë kujdes, sepse ata me të vërtetë e kanë pasqyrën e saktë se çka ka ngjarë aty dhe në çfarë situate gjendet rajoni e në veçanti Maqedonia”.

Ajo më tej nënvizon se është e papranueshme neglizhenca dhe injoranca që Republika e Kosovës mban ndaj Grupit të Kumanovës. “Këto institucione duhet ta kuptojnë se kanë obligim të interesohen të kujdesën për qytetarët e vet, e jo të lihen nën mëshirën e pushtetit kriminal maqedonas, sepse kjo nuk besoj që i kontribuoj paqes së brishtë që ekziston në Maqedoni dhe as një stabilitet të së ardhmes. Për të kryer detyrat e veta si shtet dhe për të kontribuar paqes Kosova duhet të bëjë së paku dy punë rreth rastit të Kumanovës:

• Të kërkojë llogari për komplotin e Kumanovës, të kërkoj zbardhjen komplet të rastit, dhe;

• Të kërkojë lirimin e të burgosurve të luftës pa kushte.

Dhe kjo arrihet atëherë kur zbardhet pika e parë, pra në momentin që komploti do bjerë, atëherë rrjedhimisht bien edhe akuzat për të burgosurit e UÇK-së”, thuhet në fund të letrës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img