27,07,2025

Pse Ferizaj iu duk Kadaresë qytet i vogël?

Must Read

Ndoshta, për ta kuptuar drejt këtë ndjenjë të sotshme të tij për qytetin tonë, duhet kërkuar ndihmën e karikaturistit ferizajas, Imri Musliu.

Besoj, më së miri ai mund ta paraqes tablon e vizitës së sotme të Kadaresë në Ferizaj.

Unë po i ndihmoj vetëm pak…
Salla e Kuvendit të komunës e gatshmë dhe e mbushur me politikanë, sheshi afër teatrit, larg nga salla e kuvendit, i përgatitur për emrin e ri.

Kryetari i komunës flet për historinë e qytetit…
Kryesuesi e quan kolos të letrave shqipe…….

Ndërkohë:
Poeti i njohur ferizajas Faruk Tasholli, në kohën e ardhjes së poetit mbarkombëtar, postoi fotografi nga Janjeva me një poet tjetër. Dy orë më herët e kishte përshëndetur zonjën Helena duke i shprehur asaj mirëseardhje në qytetin e tij të dashur, në Ferizaj.

Poeti tjetër, Besim Zymberi, vlersimin kritik për veprën dhe mënyrën e trajtimit të letrës nga ana e Kadaresë, e jep gjatë ditës në TV Tema. Madje, ai me shikuesit e ndan një përvojë personale shumë interesante gjatë kohës sa ishte në burg.

Regjisori me përmasa kombëtare, ferizajasi Besim Ugzmajli, e fotografon nga larg shkrimtarin e dashur duke mos pasur mundësi t’i afrohej atij për të bërë së paku një selfi.

Drejtoresha e Bibliotekës së qytetit, Teuta Demiri, poston me dashuri foton e autorit të shumë librave që ajo i ka në bibliotekë. E poston foton e bërë në sallën e Kuvendit të Komunës.

Shkrimtari e publicisti Bardh Frangu në shkrimin e tij për Kadarenë, të botuar në “ Zëri” e krahasoi atë me Gjergj Kastriotin, Shën Terezën e me Rugovën. Nuk e përmendi fare pritjen që do i bënte Ferizaj këtij njeriu, që sipas tij, i ka tejkaluar përmasat e atdheut.

Po, megjithatë një artiste e re kishte arritur që në një restaurant të qytetit ta takonte poetin, veprat e të cilit i kishte lexuar nga dy a tri herë.

Emra të tjerë të kulturës e të artit, të heshtur…

Sot, askund, nuk u lexua asnjë varg i shkruar nga ai…

Nuk besoj që Ismajl Kadare gaboi kur e quajti Ferizajn qytet i vogël.
Sigurisht se të vegjël dalim kur poetin e trajtojmë politikisht.

Ai, sot, të vogël e pa Ferizajn.
Fatkeqsisht!

Kjo tablo veç me karikaturë mund të paraqitet drejt.

Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img