25,12,2024

Provimi i Maturës Shtetërore mbahet këtë të shtunë

Must Read

Maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, më 24 qershor, me fillim nga ora 10.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat, për organizimin e këtij provimi.

Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërkaq në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

“Çfarëdo parregullsie eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it

Në këtë provim ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit dhe kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.

“Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose i nivelit master). Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 3 korrik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img