19,01,2026

Protestat kundër Ivanovit zgjerohen në mbarë Maqedoninë

Must Read

maqedoni-protesta_1460972194-3622176

Protestat e shoqërisë civile kundër presidentit Gjorge Ivanov, i cili më 12 prill solli vendim për faljen e gjithë politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetime, po zgjerohen në mbarë territorin e Maqedonisë, njofton Portalb.
Sot janë paralajmëruar protesta në Shkup, Manastir, Strumicë, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Shtip, ndërkaq ka paralajmërime që këtë javë do të mbahen protesta edhe në Prilep dhe Koçani.

Protestat kundër vendimit Ivanovit, kanë filluar që nga vendimi i Ivanovit dhe sipas protestuesve, do të vazhdojnë derisa nuk tërhiqet vendimi i presidentit dhe ai të jep dorëheqje.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribesë si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
protest-karta-480x374_1460972162-1418353

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img