19,11,2024

Protesta në Prelez, përleshen me policinë

Must Read

Banorët e fshatit Prelez të Ferizajt  sot u përleshën edhe me policinë duke mbrojtur oborrin e shkollës së fshatit. Banorët e fshatit Prelez të Jerlive sot kishin dalur të mbronin, siç thon ata, në mbrojtje  të oborrit të shkollës, pasi që kishin dëgjuar  se pronari i cili e kishte blerë para gjashtë viteve  një parcelë në një sipërfaqe prej53 ari nga AKP , sot do ti vendoste pikat për të kufizuar siperfaqen e tij.

Me të dëgjuar këtë, disa prelezas ishin vendosur në oborrin e shkollës  për ta ndaluar këtë veprim. Ata thonë se nuk është hera e parë  që po protestojnë për këtë çështje. Megjithatë, pronari i tokës sot  u shfaq për ta shënuar megjën e tokës së tij.

Pak minuta para se të vinin gjeodetët, erdhën  një numër i madh i policëve  bashkë me njësinë speciale.

Në fillim , ish komandanti i policisë,Qazim Reka, u shpjegojë  banorëve se ligji është në  favor të pronarit të tokës.

Pasi filluan të vendosen pikat  nga gjeodeti, banorët filluan të  kundërshtonin  ku më pas reagoi njësia  speciale e cila  arrestoi disa prej tyre. E për disa minuta edhe i larguan banorët  nga oborri i shkollës  për tu lënë të lirë  gjeodetët të kryenin   punën e tyre, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img