11,11,2025

Protesta në Maqedoni, protestuesit përplasen me Policinë

Must Read

maqedoni

​Qytetarë të Manastirit sot kanë dalë në rrugë për të dhënë mbështetje Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë. Parulla e tyre është “Për Maqedoninë bëhet fjalë”. Ata thonë se kanë dale në protestë në mbrojtje të shtetit nga skenarët destruktive dhe nuk pajtohen që të shkelet vullneti i popullit.

Ata janë kundër faljes së presidentit të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe ish numrit një të DSK-së, Zoran Verushevski.

Protestuesit për një moment janë përplasur me policinë duke kërkuara nga ata që të lirojnë rrugën që ata të shkojnë tek EU indo Qendra.

“Kë e mbroni, për kë punoni”, “Ejani me neve “Lëshojeni popullin”, janë vetëm nga disa nga thirrjet që protestuesit po drejtojnë ndaj policëve.

Kërkesa e tyre është që të mbahen zgjedhje më 5 qershor. Për të enjten janë paralajmëruar protesta në Shkup.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img