08,11,2025

Pronari i Viva Fresh Store vizitoi të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, ndanë 10 mijë euro

Must Read

Pronari i Viva Fresh Store, Xhevdet Rexhepi, ka vizituar sot të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj.

Ai me këtë rast, për të lënduarit ka ndarë 10 mijë euro, raporton Gazeta Evropa.

Njoftimi i plotë:

Në orët e vona të kësaj nate, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pronari i kompanisë Viva Fresh Store, Z. Xhevdet Rexhepi ka vizituar të lënduarit të cilët pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i frikshëm i bombolës së gazit në Ferizaj.

Më këtë rast, pronari i kopanisë, në shenjë mbështetje ndaj të lënduarve, ka vendosur që tu ofrojë ndihmë duke ndarë një vlerë prej 10,000 euro!

Të gjithë të lënduarve, Viva Fresh Store ju uron shërim sa më të shpejtë, kurse familjareve të tyre, durim dhe kurajo, deri në shërimin e plotë të tyre!

Ta përkrahim, njeri-tjetrin!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img